Sali Berisha ka mbyllur fjalën e tij në protestë e thirrur përpara Kryeministrisë. Në fund të fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje BE-së që të hapë negociatat me Shqipërinë…dhe BE e dëgjoi.
“Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demon i pushtetit, kryehajduti i Evropës”, tha kryehajduti non grata edhe nga Europa që i referohet
“Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është çështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shëndërrohet në vasal të Vucic, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rri pa i thënë: Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës.
Ju ftoj të brohorasim e duam Shqipërinë të bukurë e dheut, si Shqipëria vend nuk ka. Rroftë Shqipëria!”, u shpreh Berisha.
Me sa duket, edhe këtë herë, Ramën do e rrëzojnë herën tjetër sepse hallexhinjtë e Astirit, 5 Majit , bandate e LSI ato të shoqërisë civile të Altin Goxhajt me shokë nuk kan♪7 takat për të rrëzuar një tullë qeveritare. Saliu me ndihmën e turmave të çoroditura i bëri sfidë SHBA me flamurin shqiptarë q♪7 në dorë të tij ishte një poshtrim i madh për vendin. /Ekskluzive.al