Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore, të cilën Kryeministri e cilësoi “një tjetër provë e cila flet vetë për vullnetin e palëkundur për Shqipërinë që duam”.
Ministrja Balluku u shpreh se tashmë kanë përfunduar urat 2 dhe 3 dhe i gjithë aksi është i hapur për qarkullimin e automjeteve.
Bypass-i i Vlorës kalon kryesisht përmes tokave bujqësore, me një ndikim minimal mbi prona rezidenciale dhe tregtare. Duke u bazuar mbi informacionin e censit të fundit, 224 prona do të preken nga procesi i shpronësimit dhe i risistemimit, si edhe do të kualifikohen për kompensim.
Kostoja totale e këtij projekti përfshin 24 milionë euro grante (KE, Italia dhe WBIF), 53 milionë euro bashkëfinancim nga BEI dhe 37 milionë euro nga Qeveria e Shqipërisë.