Në tribunën e protestës së Sali Berishës këtë të enjte, ka dalë edhe një grua nga Korça, e prezantuar si avokate.
Ajo ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane Yuri Kim, ashtu siç dhe në fakt ishte paralajmëruar.
Ndërsa gruaja në fjalë -e cila nga ato që thoshte nuk dukej mirë mendërisht, pasi ofendoi edhe shqiptarët që jetojnë në Greqi, duke thënë se ata pastrojnë haletë e grekëve- sulmonte ambasadoren Kim, Sali Berisha u filmua duke buzqeshur në mënyrë aprovuese.
“Zonja kryeministre e Shqipërisë nuk mund të jesh ti zonja Yuri Kim”, tha gruaja me emrin Emanuela Dvorani, e cila e përmendi ambasadoren amerikane disa herë gjatë fjalimit të sa