Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri ditën e djeshme gjatë një fushate që po zhvillonte në qytetin Nara.
Identiteti i viktimës e bën lajmin edhe më shokues. Shinzo Abe mund të mos jetë më kryeministri i Japonisë, por është ende një figurë e rëndësishme publike dhe ndoshta politikani më i njohur japonez i tre dekadave të fundit. 67-vjeçari ndërroi jetë në spital, pasi u qëllua dy herë në shpinë.
Mediat raportojnë se autori është arrestuar, por nuk japin të tjera detaje. Abe hoqi dorë nga detyra në vitin 2020 pas problemeve me zemrën. Ngjarja ndodhi në një nga shtetet e cila ka rregullat me te ashpra sa i përket kontrollit te armëve.
Sekretari amerikan i shtetit Blinken dhe kryeministri britanik Boris Johnson reaguan duke dënuar ngjarjen. Por, a ishte ky një krim politik apo veprim i një fantazuesi, dikush që dëshironte të bëhej i famshëm, duke qëlluar dikë të famshëm? Deri më tani, nuk e dimë.
Ndonëse ekstremistët e krahut të djathtë ekzistojnë në Japoni, Abe, një nacionalist i djathtë, nuk do të ishte një objektiv. Kush do të donte ta vriste Abe? Dhe pse? ekzistojnë Yakuza-t, grupet e famshme të organizuara kriminale japoneze, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë të bëjnë me ta. Madje Yakuza-t iu shmangen armëve sepse gjobat për posedim të paligjshëm nuk ia vlejnë barra qiranë. Nuk është ende e qartë nëse vrasja e ish-kryeministrit futet në kategorinë e parë apo të dytë.
Por e sigurt është që vrasja do ta ndryshojë Japoninë. Për shkak se vendi është i sigurt, sigurimi këtu është i qetë. Gjatë fushatave elektorale, si ajo aktuale, politikanët qëndrojnë në cepat e rrugëve për të mbajtur fjalime dhe për t’i dhënë dorën kalimtarëve. Është skenari thuajse i sigurt se si vrasësi i Abe mundi të afrohej aq shumë dhe të zbrazte mbi të armën që kishte sajuar vetë.