Nga Gazmend Marku
Te shtunen do protestoj se nafta ishte 200 lek dhe eshte 150 lek, sheqeri ishte 120 lek eshte 70 lek.
Do protestoj se tani paguaj energjine kur dikur nuk e paguaja fare, do protestoj se familjeve ne ndihme ekonomike u japin 1288 lek kompensim per energjin kur dikur nuk u jepnin fare.
Do protestoj se dikur ishin 6000 mije anetare keshillash bashkiak dhe komunal qe paguheshin tani jane 900.
Do protestoj se dikur kur shkoja per Rreshen nuk e vija rripin e sigurimit ne makine dhe tani ve rripin e sigurimit se shteti kujdeset per jeten time, c’pune ka me jeten time.
Do protestoj se uji do te administrohet dhe matet ndersa dikur shperdorohej, do protestoj se tani ka ilace dhe dikur skishte fare.
Do protestoj se nuk lan prap prokuror ate qe s’denonte krimin, por zgjodhen nje magjistrate. Do protestoj se u ndertuan tre stadiume te reja kombetare.
Do protestoj se tani ste lene te pish me duhan neper lokale dikur pije sa te doja. Do protestoj se kryeministri tha ne mes te Serbise se Kosova eshte shtet i pavarur.
Do protestoj se 7 x 7 bejne 42 dhe jo 49 sic thote gjithe bota. Do protestoj sepse dua qe president i federates se futbollit te qendroje Duka qe te vjedh prap fondet e UEFA sic ka ber 16 vjet rresht.