Shërbimet partnere, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave mësohet se po monitorojnë një kompani udhëtimesh ndërkombëtare, me bazë në zonën e Kamzës, e cila dyshohet se sjellë në Shqipëri paratë e grupeve kriminale që veprojnë në Evropë, Ekuador, Kolumbi etj, në këmbim të një përqindje të caktuar, raporton Eksluzive.al.
Bëhet fjalë për agjencinë Pati Travel, me kapital 100 mijë lekë, themeluar 5 vite më parë. Pronar në letra kompanisë së udhëtimeve ndërkombëtare është djaloshi 29-vjeçar në foto, me emrin Patriot Rexhmati.
Dyshimet e para kanë lindur nga zhvillimi dhe fuqizimi i vrullshëm i kompanisë, duke i zgjeruar me shpejtësi dhe pothuajse kapur tregun. Dy janë rrugët; ose 29-vjeçari është vërtetë një biznesmen i suksesshëm, ose kompania është maskë transportimit të parave të pista mes grosistëve të drogës.
Ka dyshime të forta që i gjithë aktiviteti i reklamuar i kompanisë është një kamuflim i sjelljes së parave të drogës në Shqipëri, përmes linjave të autobusit dhe rrugëve të tjera të sofistikuara.
Dyshimet shtohen kur një kompani pa kapital, investon në asete dhe zgjerimin e aktivitetit, me para pa një burim të qartë.
Po si funksionon skema? Vijon…