Sali Berisha ka sulmuar bluzat e bardha që nuk i japin shërbim qytetarëve dhe se i lënë të shtrihen rrugëve.
Në fakt, burimet nga QSUT bëjnë me dije se ”pacienti në fjalë, (sic shihet në foton më poshtë), ka qenë i shtrirë në gjendje të alkoolizuar pranë lulishtes së QSUT.
Të lajmëruar nga qytetarët, stafi mjekësor ka dalë menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë.
Më pas pacienti i intoksikuar nga alkooli është shtruar por teksa ka filluar mjekimin, ka refuzuar personelin dhe është shtrirë në tokë duke mos pranuar të vazhdojë trajtimin.
Me insistimin e personelit mjekësor pacienti është shtruar dhe më pas është larguar nga spitali”.
Pas blofit me këtë denoncim, Berisha e ka fshirë postimin.
E njëjta gjë i ndodhi disa ditë më parë, kur shkruante se Erion Veliaj kishte fshehur vdekjen e një punonjësi.
Veçse ai jetonte në Sukth, jo Tiranë.
Edhe atëhere, pasi doli blof, u detyrua ta fshijë “denoncimin”.