Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili thotë se shet 1 mijë euro varrin.
Por, kjo akuza e publikuar nga Berisha është hedhur poshtë nga kryebashkiaku socialist, Rakip Suli, i cili e quan kreun e PD-së, mashtrues dhe trillues.
Në Facebook, Suli shkruan se kjo që bën Berisha, i cili merret me të vdekurit tregon se “ai është në gjendje të kuptojë nga njeriu, aq sa një shatzë kupton nga një tjetër shtazë”.
Po ashtu, Rakip Suli i kujton Berishës edhe shpalljen non gratë nga SHBA: “Mandata që ke marrë nga përtej oqeanit nuk është e një shteti, as e një konsipiracioni, as e një individi, por është mallkimi i atyre qe iu ke përdhosur të gjallë e të vdekur tash 32 vjet”.
Me herët, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim nga një qytetar dixhital.
Në denoncimin në fjalë akuzohet kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Sulin, ku pretendohet se ai shet me 1000 euro një vende për varrim. Sipas qytetarit, një vend varri që supozohet të jepet falas, është shitur për 1000 mijë euro.
Reagimi i plotë
Sali Berisha! O trillues i paskrupullt!
O shpifës i papërmbajtur!
Kur burrat merren me të vdekurit duke trilluar, fantazuar dhe përdhosur siç bëre ti sot nga gjirizi yt digjital, duke mos respektuar asnjë kod njerëzor dhe asnjë kufi moral, tregon se nuk je në gjendje të kuptosh nga njeriu, aq sa një shatzë kupton nga një tjetër shtazë.
Nuk mund të qëndroja pa të kthyer një përgjigje shqiptarçe:
Unë Rakip Suli, që kur kam lindur e deri sot kam bërë udhëtimin tim me mund e sakrifica, pa i futur kujt dorën në xhep as të gjallë dhe as të vdekur, dhe as i kam ndyer duart me gjak.
Kam pritur e ndihmuar me mijëra njerëz të dëshpëruar me lot ndër sy nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi që ju ke bërë me pushtetin tuaj 30- vjeçar në Kamëz.
Nëse ke burrni, që s’e ke, mos ço sejmenet e tu, po eja vet në Kamëz!
Mandata që ke marrë nga përtej oqeanit nuk është e një shteti, as e një konsipiracioni, as e një individi, por është mallkimi i atyre qe iu ke përdhosur të gjallë e të vdekur tash 32 vjet.
Populli të flaku siç e meriton, ndërsa vetes i ke garantuar mungesën e një varri të qetë përgjithmonë me mëkatet dhe krimet e tua.
Zoti të gjykoftë!