Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh ‘goditës’ të aktorit të njohur francez Alain Delon. Një mesazh domethënës që duket si një kambanë alarmi për kohën në të cilën po jetojmë.
Postimi i plotë:
Do të largohem nga kjo botë pa ndjerë aspak keqardhje. Jeta nuk ka më asgjë për të më ofruar; kam parë gjithçka, kam përjetuar gjithçka.
Por mbi të gjitha e urrej epokën aktuale, më dhemb!
Gjithçka është false, gjithçka është e mbivendosur, nuk ka më respekt për fjalën e dhënë, për moshën e thyer, prindin; tani gjithçka që ka rëndësi është paraja dhe pasuria. Gjithçka është interes !!
E di që do të largohem nga kjo botë pa u penduar!
(Alain Delon)