Nga Ilirjan Blloshmi
Mbasi u zunë e u grrinë me njëri-tjetrin, deri dhe te akuzat kriminale, disa debilë virtual kanë filluar të kërkojnë me ngulm sërish që publiku t’i mbështesë e të mos i kundërshtojë pasi kjo cilësoheshka “opozitë ndaj opozitës”.
Po kush qenkan këta opozitarë të mëdhenj në vend të cilët kërkokan mbështetje të gjerë e të pakushtëzuar?
Luli dhe Jorida që kanë marrë vila të reja në Vala Mar ngjitur me Ahmetajn, Tahirin dhe Benet Becin?
Grida që pispilloset me paratë e tenderave të KESH-it?
Oerdi që ka vilë në Green Coast ngjitur me Blendi Klosin e Genc Sejkon?
Flamur Noka që kalon verën në jahtin e Kastratit nëpër ishujt grek të Egjeut?
Apo është Babi i Zenit, që sot jeton në vilë në Rolling Hills përkrah Sandrit dhe Zamirit?
Këta janë maksimumi bashkëhajdut, po kurrë opozitarë. Po kërkojnë të ruajnë vendin e tyre në tavolinën e vjedhjes, e jo të bëjnë opozitën!
Lërini të bëjnë ç’të duan, të piqen në diellin e 7 korrikut nëse kanë dëshirë, po kurrë mos mendoni se halli i tyre dhe halli i juaj është i njëjtë./ Johannes Estrada