“Non grata” Sali Berisha ka reaguar për sulmin kibernetik që sipas AKSHI-t dhe Kryeministrisë ka nxjerrë dje jashtë shërbimit portalin shtetëror e-Albania dhe shërbimet online. Por për Sali Berishën kjo është një ngjarje e pa ndodhur më parë për të cilën përgjegjës është kryeministri Edi Rama. Për Berishën, hakerat që sulmuan e-Albanian janë të Edi Ramës, pasi ai ka publikuar dhe një mesazh të qytetarit dixhital, i cili thekson se të dhënat personale do përdoren nga patronazhistët për zgjedhjet e ardhshme. Ky konkluzon vetëm nga një i marrë mund të publikohet sepse qeveria i bie të rrëzoi bashkëpuntoren më të rëndësishme të saj qeverinë teknologjike dixhitale.
“Hacker-at e e-Albania janë të Edi Ramës!? Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik ndaj portalit e-Albania, të pa ndodhur kurrë më parë. Në të gjenden informacionet më të rëndësishme të çdo shtetasi shqiptar, që tashmë janë nën kërcënimin e përdorimit të paligjshëm nga autorë të panjohur.
Si mundet kjo qeveri, e cila e ka sforcuar me dhunë që portali e-albania të kthehej në një “institucion dixhital” për pothuajse çdo dokument të rëndësishëm, të lejojë një akt të tillë kriminal? Si mundet të ndërmerren nisma të tilla pa pasur një polici profesionale të krimit kibernetik?
Si mundet Edi Rama dhe qeveria e tij të luajnë me privatësinë e qytetarëve në këtë mënyrë? Ky sulm cënon gjithësecilin prej nesh, por Edi Rama nuk është dhe aq i shqetësuar, sepse ai ka kryer vetë sulme kibernetike. Të dhënat me pagat, kartat e identitetit, numrat e telefonave, vendet e punës ishin në dorën e patronazhistëve gjatë gjithë kohës.
Por si ndodhi kjo? Nga i morën kriminelët kibernetikë, të ashtuquajtur “patronazhistë”, këto të dhëna? Edi Rama dhe qeveria e tij me mendësinë komuniste përndjekin çdo hap të qytetarëve, njësoj siç bënin etërit e tij”, shkruan ai. më tej Berisha akuzon Ramën se po përdor të dhënat e qytetarëve për interesat e tij kriminale.
“Edvin Rama, ka përdorur çdo informacion privat të qytetarëve te portalit E-Albania për shantazhe gjatë kohës së fushatës elektorale. Sulmi kibernetik do të kishte gjasa të pakta për të ndodhur nëse siguria e portalit do të ishte më e madhe dhe aftësia për kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve të ishte më profesionale. Sulmi i vërtetë kibernetik ka ndodhur disa kohë më parë, më hapur dhe më i dëmshëm dhe kishte vetëm një autor, Edi Ramën”, nënvizoi Berisha.