Bëhet fjalë për vitin 2008, kur ish-drejtori i SHIK-ut të Gazidedes për Tiranën Arben Sefgjini i cili ishte në arrest shtëpiak për rrëmbimin dhe zhdukjen e veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha i pagjetur as sot e kësaj dite, kishte “luksin” që të firmoste shkresat nga shtëpia si Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Në vitin 2003 Arben Sefgjini u arrestua në kuadër të hetimit të çështjes “Remzi Hoxha” pasi dyshohej dhe akuzohej për “Shpërdorim Detyre” nga prokuroria gjatë kohës kur ishte drejtues i SHIK-ut, madje ai ishte i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe torturimin e më pas zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.
Sefgjini bëri vetëm pak muaj burg, ndërsa viti 2005 e gjeti PD në pushtet dhe Sefgjini menjëherë u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit.
Në janar 2008 ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve pas largimit të Gerta Picarit nga ky post. Në këtë periudhë prokuroria kërkoi arrestin shtëpiak për Sefgjinin ndërsa kreu i Tatimeve për javë të tëra firmoste urdhrat nga apartamenti i tij dhe vazhdonte të mbante postin e Drejtorit falë edhe mbështetjes direkte dhe të shpallur publikisht të Non grat Sali Ram Berisha.
Doktor rrumpalla Sali Berisha asokohe nuk e mori mundimin që ta shkarkonte nga detyra dhe për më tepër asnjë prokuror nuk guxoi të kërkoi kërkoi pezullimin e tij, dhe asnjë gjykatës për pasojë nuk dha vendim për pezullim nga detyra.
I pyetur në atë kohë Berisha në lidhje me qëndrimin në detyrë të Arben Sefgjinit, pavarësisht se ishte në arrest shtëpiak për vrasje, ka deklaruar se “në demokraci derisa të provohet akuza, cilado qoftë ajo, je i pafajshëm dhe nuk mundet askush të të konsiderojë ndryshe. Fajin e fakton gjykata dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha në vendin tonë”.
Në fakt Sali kishte të drejtë Arben Sefgjinit kurrë nuk i’u provua akuza, ndërsa eshtrat e trupit të Remzi Hoxhës as që u gjetën dhe kjo falë bashkëpuniimit të maskarenjëve dhe kriminelave që i kishte hedhur si kopil Sali Berisha nëpër dyert e drejtësisë.
Madje dhe një nga prokurorët e çështjes, Xhevat Hana, që po avanconte në hetimin humbi jetën në menyrë të dyshimtë.
Imagjinini se çfraë do ndodhte sikur Saimmir Tahiri të vazhdonte të drejtonte Ministrinë e Brëndëshme kur ishte thjeshtë i akuzuar me detyrim paraqitje, pavarësisht manovrave djallëzore që u përdorën për ta dënuar për një akuzë që nuk ekziston, pasi ranë poshtë akuzat për të cilat po hetohej./Ekskluzive.al