Mafia Vodafone nuk di të ndalet në vjedhjen e qytetarëve, nën drejtimin e drejtoreshsës së Përgjithshme, Katia Stathaki.
Të tjera denoncime konfirmojnë se kompania e telefonisë së lëvizshme Vodafone Albania është shndërruar në organizatën zhvatëse, mafioze dhe kriminale më famëkeqe, të strukturuar dhe me pasoja të rënda në historinë e pluralizmit në Shqipëri.
Ditët e fundit Vodafone ka vendosur t’u vjedhë miliona euro shqiptarëve, duke rritur tarifën e ofertës mujore nga 8 mijë lekë që ishte, në 20 mijë lekë, me të njëjtin shërbim.
Fillimisht tarifa u rrit nga 8 në 15 mijë lekë, ndërsa më pas nga 15 në 20 mijë lekë në muaj.
Çdo klienti, Vodafone u vjedh kështu 12 mijë lekë ose rreth 10 euro në muaj, ndërkohë që AKEP, policia, krimi ekonomik dhe prokuroria vijojnë të bëjnë sehir.
Ndërkaq, Vodafone vijon të tallet me klientët, duke i pyetur nëse kanë pakënaqësi!
Nga intensiteti i abuzimeve të paskrupullta të krijohet përshtypja se Vodafone po përgatitet të largohet nga Shqipëria.
Vodafone sot është kompania lider për vjedhje, arrogancë, tallje dhe poshtërim të klientëve.
Dhjetëra denoncime janë referuar vetëm në redaksinë tonë për grabitjen e paskrupullt që mafia Vodafone u bën klientëve, përmes mashtrimit me internetin dhe minutat telefonike.
Kushdo që vijon ende të mbajë një numër Vodafon, është mashtruar të paktën më shumë se sa një herë nga anëtarët e grupit kriminal të Vodafone.
Nën hundën e SPAK, policisë, prokurorisë, AKEP, SHISH dhe Autoritetit të Konkurrencës, Vodafone fut çdo ditë duart në xhepin e shqiptarëve, duke i vjedhur me paketat dhe ofertat mashtruese.
Punonjësit e Vodafone po përdoren nga kupola e kompanisë për vjedhjen përmes mashtrimit të qindra mijërave qytetarëve shqiptarë.
Mijëra klientë kanë braktisur dhe po braktisin çdo ditë Vodafone për shkak të vjedhjen, pavarësisht marifeteve pengmarrëse të kompanisë, e cila ndryshon kushtet për të penguar kalimin e klientëve tek operatorët e tjerë, me të njëjtin numër telefoni.
Si vjedh Vodafone
Rrit tarifën pa ndryshuar shërbimin nga 8 mijë lekë në 20 mijë lekë në muaj.
Vjedhje e klientëve përmes një kuiz të rrjetit të marketeve Big Market të deputetit të PS Vullnet Sinaj.
Paguan tarifën për 22 GB internet në muaj, ndërkohë që në praktikë e bëjnë 8 GB internet, i cili konsumohet që javën e parë të muajit. Është njëlloji sikur paguan për 22 litra naftë, por të hedhin 8 litra. Vjedhja është sa e pakrupullt aq edhe kriminale.
Një tjetër skemë banale vjedhje është zvogëlimi i muajve nga 30 dhe 31 ditë në 28 ditë, ndërkohë që vetëm muaji shkurt ka 28 ditë. Vodafone i ka bërë të gjithë muajt si muajn shkurt, duke e konsideruar ofertën e përfunduar në ditën e 28 dhe jo në fund të muajit.
Një tjetër vjedhje konsiston në fshirjen e GB internet brenda disa minutash, me qëllim për ta detyruar klientin që të blejë një paketë tjetër. Sapo e blen paketën, të vjen SMS nga Vodafone se ju keni harxhuar 80 % të internetit. Pas disa minutash të vjen një SMS tjetër se ju keni harxhuar 100 % të internetit.
Vjedhja më e rëndë ka të bëjë me çaktivizimin e numrit pa paralajmërim, me qëllim për të detyruar klientin ta rimbushë, duke shpenzuar para. Për aktivizimin e numrit klienti duhet të paguajë tarifa arbitrare.
Pas çaktivizimit kriminal, abonentët dafouan të paguanin një tarifë për të pasur numrin aktiv, por kompania Vodafone u vidhte paratë e abonentëve, pa asnjë njoftim, nëse ata nuk i përdornin paratë e hedhura në llogari brenda një muaji.