Dhendrri i familjes non grata Jamarbër Malltezi i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Ballës sa i takon privatizimit të kompleksit “Partizani”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi e quan Ballën mashtrues dhe i kujton dënimin nga Gjykata e Tiranës për shpifje.
“Po të kesh prova e fakte eja silli në gjykatë të shpëtosh edhe nga dënimi për shpifje. Përballu me drejtësinë pa frike qoftë për shpifjet 10-vjeçare dhe qoftë për kallzim të rremë në SPAK!, i drejtohet Malltezi-Ballës mes të tjerash.
“Mashtruesit e Partisë Socialiste: nxirr provat para shqiptarëve e leri filmat dhe shpifjet. Ke 10 vjet që shpif dhe filmat e tu të soc realizmit janë bajatë. Nxirr provat para shqiptarëve që t’i shohin të gjithë. Nuk patë asnje provë dhe asnjë fakt e u gjete shpifës nga Gjykata e Shkallës se parë.
Tani ke 8 vjet që ke bllokuar gjykimin në Gjykatën e Lartë. Sot don të fshihesh pas SPAK. Në fakt SPAK ka dy vjet që nuk të jep përgjigje pasi duhet të të akuzoje për kallzim të rreme. Dhe të jesh i bindur se kjo të pret. Po të kesh prova e fakte eja silli në gjykatë të shpëtosh edhe nga dënimi për shpifje. Përballu me drejtësinë pa frikë qoftë për shpifjet 10-vjeçare dhe qoftë për kallzim të rreme në SPAK”, shkruan Malltezi.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Sot, Balla shkroi sërish në SPAK, sipas tij për të dorëzuar prova të reja.