Për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Roland Bejko Non Grata e Berishës nga Non Grata nga Britania e Madhe është një mesazh për mbështetësit e tij. I ftuar në një studio televizive, ai u pyeti rreth ‘zgjimit’ të Alibeaj dhe grupit të tij, pyetje së cilës Bejko i është përgjigjur se për aq kohë sa Berisha ndërhyn.
Ndryshe nga non grata e SHBA-ve një vit më parë kur Berisha ishte kryetar në hije, tashmë Berisha është kryetari i saj dhe ardhja nga Britania e Madhe është një mesazh për mbështetësit e tij. Berisha po shkon drejt asaj që kemi thënë edhe një vit më parë, që nëse vjen në pushtet do e çojë PD në errësirë totale.’- tha Bejko.
Bejko përmendi edhe qëndrimin e Alibeaj karshi Berishës dhe strategjisë së këtij të fundit, ku tha se Berisha pengon zhvillimin e partisë. Është duke mbajtur një qëndrim korrekt. Nëse do krijojmë përplasje me grupin e Berishës do kemi konflikte.
Se Berisha përplasje do. Nëse Gjykata e Apelit njeh Alibeajn natyrisht do vazhdojë punën e vetë. Por natyrisht Berisha e pengon zhvillimin e partisë”, u shpreh ai. Bejko u ndal edhe te bashkimi i Berishës me Metën dhe krijimi i një opozite të re ai e lidhi me këndvështrimin e Bashës i cili i konsideroi si ‘Trekëndëshi i Bermudës’.
Meta dhe Berisha dy ujqërit e politikës, jo më kot Basha i quajti trekëndëshi i Bermudës (si me Ramën). Zoti Rama nuk bën dot pa Berishën sepse nuk do qëndronte dot në pushtet, po di që dhe pa Metën nuk bën dot. Shqipëria kaq është e këtyre është. Lufta e Berishës nuk është apo s’është ‘Non Grata’ Berisha nuk duron dot që është larg tryezës.
Basha bëri një gabim që nuk kuptoi se asnjë anije apo avion nuk ja ka dalë të kalojë mbi Bermudën dhe e thithën ata. Basha s’është më tani është te pishina kurse ata vijojnë të qëndrojnë aty. Meta është një burrë zakoni, e njeh mirënjohjen dhe nderet që i ka bërë doktori nuk mendoj se nuk do t’ia njohë doktorit”, nënvizoi Bejko.