1 milionë e 200 mijë lekë merrte çdo muaj zëdhënësi i ish Presidentit të Republikës. Janë lekët e taksave që paguan peshkatari shkodran, blektori korçar, mësuesi përmetar, infermierja kuksiane për zyrtarin Teodor Blushi në Tiranë të broçkollisë ditë për ditë në facebook me mesazhe të pështira përçarëse, përjashtuese, ofenduese, kërcënuese.
Kryesisht zyrtarë të lartë të këtij vendi zgjedhin si zëdhënëse dashnoret e tyre me cica më të mëdha se bythët dhe bythë më të vogla sesa truri i tyre por kësaj here kemi një përjashtim.
Presidenti nuk punësoi një dashnore buzëtrashë si zëdhënëse por katapultoi aty një marjonetë shumëpërdorimshme i cili të hënën kërcënon Bashkimin Evropian me video pornografike ndërsa të enjten kërcënon Amerikën me postime bombastike.
Komunikimi verbal zyrtar ka kohë që e ka humbur qëllimin e tij final në Shqipëri dhe zëdhënësit e institucioneve janë kthyer edhe në rrezik lokal, edhe në groteskë ndërkombëtar.
Nëse aleatët tanë dhe diplomacia ndërkombëtare tallen duke injoruar deklaratat e dala nga Presidenca Shqiptare, faktori lokal, ne, ne pra qytetarët taksapagues ndihemi të kërcënuar. Arsyeja?
Të gjithë ne ish studentët e gazetarisë asnjëherë nuk i afroheshim konviktorit korçar Tedi Blushi. Nuk kishim frikë pse ishte i gjatë dhe i shëndoshë por librat dhe fletoret e tij vinin era çorape, era këpucë. Nuk kishim frikë nga Tedi, por na dhimbseshin librat e Tedit…
Pas kaq vitesh, edhe tani deklaratat kërcënuese të zëdhënësit Tedi Blushi vinë të njëjtën erë të rëndë. Si era e çorapeve të palara të Godinës Nr.4 të Qytetit Studenti atë nëntor të largët të vitit 2004.
Gëzuar 15 vjetorin e aromës tënde konstante o Ted B(ibi)lushi! /Nga Bledi Mane