Shqipëria ka arritur të triumfoj në “FIBA U-18 European Championship” i mbajtur në San Marino duke mposhtur me shifrat 78-93 ekipin përfaqësues të Monaco. Ekipi ynë kombëtar i drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj dhe zëvendës trajneri Osvalto Tumalaj arriti ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundëshme këtë kampionat.
Një rrugëtim i gjatë që mbyllet me sukses dhe sjellë në Shqipëri një mendalje të artë. Shqipëria merrte pjesë në divizionin C sëbashku me ekipet e San Marino, Monaco, Azerbajan, dhe Andorra.
Rezultatet e ndeshjeve të kombëtares U-18.
Faza e Grupeve:
San Marino – Shqipëri 61-79
Monaco – Shqipëri 82-56
Shqipëri – Maltë 90-36
Andorra – Shqipëri 47-48
Faza gjysëm finale:
Shqipëri – Azerbaijan 76-56
Finale:
Monaco – Shqipëri 78-93