Shqipëria përfaqësohet nga vetëm një atlet në garën e skive që organizohet në Kili. Laura Colturi, 16 vjeç la Italinë për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion.
Talenti dhe përkushtimi i saj menjëherë i dha frytet. Në garën e saj të parë me 40 konkurent, Colturi zuri vendin e parë duke lënë mbrapa me një distanca të konsiderueshme prej 5 sekondash vendin ë dytë.
16 vjeçarja shihet si një nga talentet më premtuese të Shqipërisë, por interesant është fakti që ajo zgjodhi Italinë përpara Shqipërisë. Vetëm pak kohë më parë e reja mori pasaportën shqiptare, pasi nëna e saj drejton kombëtaren e Shqipërisë në ski.
Ky lajm bëri bujë në shtetin fqinj, pasi e shihnin Laura Colturi si atleten kryesore për të fituar tituj botërorë apo medalje ari në lojërat olimpike.