Qeveria e Kosovës pas agavimit të situatës në veri të Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë për 30 ditë vendimin për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë.
Në një njoftim thuhet se pas bashkëbisedimeve me partnerë të SHBA, është marrë vendimi që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.
Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin” thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Kosova kishte marrë vendimin që nga 1 gushti, çdo person që paraqitet në kufi me dokumente serbe do të pajiset me një fletë-deklarim. Ky dokument do të përdorej për të qarkulluar në territorin e Kosovës si për të frekuentuar institucionet sheterore.
Rregulla të cilat i zbaton edhe Serbia për qytetarët që udhetojnë nga Kosova. Po ashtu Prishtina vendosi që çdo automjet do të pajisetme targa te reja të Republikes së Kosovës, “RKS”.
Ky vendim është marrë kryesisht për veriun e Kosovës që kanë targa të lëshuara nga Serbia. Por këto vendime kanë shkaktuar reagimin e Beogradit. Presidenti Aleksandër Vuçiç akuzo që Prishtina synon largimin e serbëve nga veriu
Vitin e kaluar, Qeveria vendosi reciprocitet edhe për targa e automjeteve . Nga ajo kohë, mjetet me targa të Serbisë që futen në Kosovë duhet të mbulojnë simbolin e tyre shtetëror, e njëjtja gjë ndodh dhe në Serbi me ata të Kosovës.