Juristi i njohur Romeo Kara shprehet se Sali Berisha ka ndërhyrë që shkrimtari Ismail Kadare të mos merrte çmimin Nobel pasi kjo do i cënonte pushtetin apsolut. Juristi shton: “Saliu u kujdes, qe te luftonte cdo personalitet proamerikan ne Shqiperi. Azem Hajdari ishte njeri prej tyre”.
Postimi i juristit
Kjo foto verteton se tek cilet persona ishte fokusuar vemendja amerikane ne 1991 dhe shpjegon se, ishte pikerisht kjo arsyeja, e qendrimit denigrues te Saliut ndaj Azem Hajdarit dhe Ismail Kadarese.
Gazetaret e RD-se dhe Tribunes Demokratike te fillmviteve 90 dhe ambasadoret berishiane ne Suedi, tradicionalisht mbanin qendrim denigrues ndaj Kadarese dhe kujdeseshin qe te sabotonin marrjen prej tij te cmimit nobel, gje qe do ti cenonte pushtetin absolut Saliut.
Kur te vije tek viti 97, do t’i kujtoj Saliut se, cili ishte ai deputet demokrat, qe beri deklaraten me antiamerikane ne Kuvend, me porosi te kujt ai e beri dhe cfare më komentoi Azem Hajdari rreth saj.
Sidoqofte, Saliu u kujdes, qe te luftonte cdo personalitet proamerikan ne Shqiperi.
Azem Hajdari ishte njeri prej tyre.