Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri Edi Rama tha se Spanja është angazhuar për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Edhe Belgjika e Hungaria tha se janë të prirura të mbështesin Ballkanin Perëndimor në procesin e anëtarësimit për tu bërë anëtar të Evropës. Ndër të tjera tha se në takimin e ditës së sotëm kanë folur për nismat rajonale.
Në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez nuk i kurseu komplimentet për kryeministrin e Edi Rama.
‘Me këtë takim në Shqipëri, ne mbyllim një vizitë që po bëjmë gjatë 5 ditëve në të gjithë rajonin në Ballkanin Perëndimor dhe me zotin Rama si një mik i madh dhe si një shok i Partisë Socialiste dua të them që është një nga politikanët më të shkëlqyer që unë në vitet e mia si shef i qeverisë, kam takuar.
Dhe jo vetëm nga mënyra se si shprehet, por për të gjithë angazhimet e tij europiane dhe sigurisht për formën me të cilën ai vepron dhe bën politikë dhe që janë hapa shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në plan ndërkombëtar. Unë jam shumë mirënjohës dhe e falënderoj këtë figurë politike, kryeministrin shqiptar.
Nuk është ky një kompliment, por këtë gjë unë e besoj me vërtet dhe i uroj shqiptarët që kanë këtë kryeministër. Dua të kujtoj gjithashtu që më pak se një vit, ne jemi takuar përsëri me kryeministrin shqiptar në pallatin e Moncloa në Madrid, që ishte hera e parë në histori vizita zyrtare e kryeministrit shqiptar në Spanjë dhe tani është hera e parë vizita e kryeministrit spanjoll në Shqipëri.’- u shpreh Sanchez.