Karabinierët e Romës kanë arrestuar 5 perona, mes tyre edhe vrasësi “fisnik” Matteo Costacurta. Vrasje, drogë dhe përballje; ky nuk është skenari i asnjë seriali televiziv, por një histori që ka ndodhur në të vërtetë.
Historia, siç sqarohet nga La Repubblica, është zbardhur nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia, hetimet e të cilëve çuan në ekzekutimin e 5 masave të paraburgimit në burg, të urdhëruara nga gjyqtari hetues Andrea Fanelli me kërkesë të zëvendës prokurorëve të Roma Mario Palazzi dhe Francesco Cascini.
Kush është vrasësi Matteo Costacurta
38-vjeçari i quajtur “Princi” për shkak të origjinës së rij fisnike, mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane.
Costacurta kishte një shtëpi në Olgiata, drejtonte një B&B në zonën e San Pietros dhe shpesh ishte i pranishëm nëpër festa.
Sipas hetuesve, ai kishte një jetë të dyfishtë, punonte si vrasës.
Costacurta së bashku me një burrë tjetër akuzohen për tentativë vrasje.
Historia
Daniele Gallarello, një trafikant droge aktiv midis Acilias dhe Ostias, pjesë e grupit të Elvis Demçes (udhëheqësi shqiptar i krimit të ri romak) dhe Daniele Corvesi (ish-futbollisti i të rinjve të Lazios).
Të dyve i ishte ofruar një shumë prej 45 mijë eurosh për të punësuar një vrasës me pagesë që vret Alessio Marzani. Arsyeja? Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj (gjithsej rreth 40 mijë euro) nga Gallarello, si dëmshpërblim për ruajtjen e drogës.
Demçe dhe Corvesi, tashmë të akuzuar për tentativë vrasje, u nisën në kërkim të dy vrasësve për të vrarë Marzanin, i cili është i akuzuar për zhvatje.
Ata punësuan Matteo Costacurta dhe një burrë tjetër, për të realizuar planin. Planifikuan operacionin në detaje dhe më 22 tetor 2021 Alessio Marzani ishte viktimë e një prite në via Leonardi, në Acilia.
Ai e gjeti veten përballë dy vrasësve, njëri ende anonim. Në drejtim të tij u qëllua dy herë, në gjoks dhe në krah. Mazrani kërkoi ndihmë në pallat dhe një banor i hapi derën. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe pas 45 ditësh mjekim doli nga spitali. Nga ky episod nisën hetimet që çuan në 5 arrestime.
Matteo Costacurta, një person me “natyrë shumë të lartë kriminale”
Matteo Costacurta, shkruajnë hetuesit, është një person me “natyrë shumë të lartë kriminale”. Sapo mori nga Corvesi foton e personit që do eleminohej, pra Marzani, i parapriu momentit të cilin do e vinte në punë.
Megjithatë diçka nuk shkoi sipas plani dhe Marzani shpëtoi.