Ilir Meta paralajmëron një stinë të nxehtë denoncimesh. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shfaqet krah Brisida Shehajt, e sapoemëruar koordinatore e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, dhe Agim Neshos.
“Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve.
Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë.
Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe NDËSHKIMIT”, shkruan ai.