Duket se “dinastia” Balliu do të shtohet në PD-në e Berishës.
Së fundmi është një vajzë avokate, Alesia Balliu, e cila kërkon të marrë drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike eshte gjeneza ime. Mbiemri Balliu, mbiemri i familjes time eshte i lidhur shume me frymen, ideologjinë dhe thelbin e kesaj partie.
Qe e vogel u rrita me dashurine për këtë emblem, për këtë parti per të vazhduar rrugëtimin e të parëve të mi, qe kane lene gjurme e kane sakrifikuar per Shqipërinë dhe Partinë Demokratike, u rrita me deshiren per te qene e denje dhe për ta prezantuar veten ne rradhet e saj. U formova ne dimensione profesionale, politike, humane e morale per te marre pikerisht per kete vendim.
Ndjej se kam kontribuar shume per te dhe tani është koha, eshte momenti për të marr përgjegjësi kur shikon që vendi ynë, vendi jonë është në rrezik. Ky eshte nje hap i ri i cili me therret me shpirt e zemer ta ndermarr”, shkruan ajo.