Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, Kryeministri Edi Rama u tregua shumë kritik ndaj punës së SPAK, të cilën e cilësoi tallje të madhe me shqiptarët.
Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi.
Por Kraja ngriti një akuzë qesharake kur deklaronte: “Kam thënë që nuk kam asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo deklarata politike” duke përfshirë si të tilla edhe akuzat e Blinken dhe DASH për Berishën.
Sot Arben Kraja është thirrur në SHBA sëbashku me Drejtoren e BKH Aida Hajnaj dhe një nga prokurorët e dyshuar si iniciuesi i përgjimeve ilegale të zyrtarëve të PS në fushat elektorale në Qarkun e Dibrës, Vladimir Mara që i’u shit PD së Lulzim Bashës dhe pastaj gazetës BILD.
Qëllimi i vizitës, sipas një njoftimi për mediat është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA ,e synon luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.
Takimi me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA e bënë më të madh dyshimin, se Kraja me shokë janë thirrur për të dhënë llogari, për talljen që po i bëhet SHBA duke arrestuar politikan pa asnjë vlerë dhe që deri tani asnjë nuk ka lidhje me korrupsionin apo krimin e organizuar, por të lidhur me krimin…shpërdorim detyre! /Ekskluzive.al