Nga Besi Bekteshi
Partia Foltores. Partia e Lirisë, deputetët demokratë jashtë Foltores dhe PS-ja e Rilindjes së Ramës, janë një familje. “Janë gjaaa”, thonë nga veriu! Janë familjarë në konflikt interesi dhe prone në demokraci, Në mashtrim të plot dhe mungesë pluralizmi politik në Shqipëri!
Tashmë janë profilizuar tre opozita në “aksion”, kuvend dhe televizione! I hapin i mbyllin TV e Tiranës (këto monstra opozitare) akoma më shumë se sa bën Rama me Balluken dhe konkubinat e tija politike! Njëra opozitë është Sali Berisha dhe Berishkët e tij!
Opozita e dytë është grupi deputetëve që nuk jua mban të jenë me Berishën dhe kanë turp të jenë me Bashën! Opozita e tretë është Ilir Meta dhe partia “ e re” e tij, por jo model Kryemadhi edhe ajo ditë për ditë dhe orë për orë “online në TV” e Tiranës!
Kaq shumë dalin në televizione dhe kaq orë të gjatë në kohë pushimesh verore përdorin në Tv, sa që duket sikur “mbytësi i medias së lirë” ose Rama, ju ka dhënë urdhër televizioneve kombëtare dhe atyre informative – mos bëni asnjë punë tjetër, por nxirrni orë e minut Berishën dhe Metën, Kryemadhin dhe të gjithë “çamarokët e pluralizmit” e të tjerë, si puna e tyre që shqiptarëve tju marrë flakë prapanica nga diskurset e tyre orë gjata në TV!
Mirëpo tre partitë tashmë të profilizuara si opozitare, janë në një farë mënyre në historinë e tyre – dalje prej partisë origjinare! Po pra, asaj që i ka gjeneruar! Partisë që i ka prodhuar filozofikisht, politikisht dhe materialisht, e që është PPSH! PPSH u riciklua në PSSH e sotme dhe padyshim me anën e komunistit Sali Berisha dhe komunistave të shumtë në fillimet e saj, spiunët e shumtë të sigurimit që Berisha i mbajti për “veglash” shtrënguar dhe i përdori për tre dekada me rradhë – bijë e vërtetë e saj është PD!
Plot me renegatë, spiunë dhe informatorë të sigurimit të shtetit si nga shtresa e persekutuar dhe e detyruar me forcë të bëhen të tillë dhe nga lumpen proletariati që shërbente me zell si informator dhe spiun i rëndomtë! Mbushur plot me fëmijë komunistash ( në shkollë të lartë) që medemek – hodhën regjimin e Enver Hoxhës, mbasi dikush ja liroi bullonat shtatores. Sot Berisha, ka gjeneruar dhe grupin e Alibeajt apo dhe tjerë aty që nuk kanë moshën për të qënë spiunë, as të sigurimit as të PPSH! Se po të ishin, Berisha do ti kishte kërcënuar! Është dhe LSI e transformuar në PL e dalë nga mitra e PS me ADN të PPSH! Por dhe me kontroll të Berishës për spiunët brenda tyre. Të treja janë një konglomerat politik me të njëjtën ADN, sepse dhe ato që ka gjeneruar PD e Berishës kanë pjesë të ADN-së së nënës parti.
Praktikisht kemi vetëm luftë për pushtet mes bijave të nënës imorale dhe amorale, por dhe të shëmtuar PPSH! Në mos është më e pastër dhe më e rruajtur dhe më e zbukuruar PS e Rilindjes sot!?? Më me lifting them! Po po dhe më pro amerikane dhe perendimorë! Po sepse Foltorja e PPSH dhe PL e LSI-së së PSSH-së janë dhe kundra perendimit realisht dhe pse bëjnë sikur janë pro! Ne nuk kemi praktikisht pluralizëm! Ne kemi një mashtrim kolosal demokratik! Ne kemi “pluralizëm” intrigant familjar si mashtrim në demokraci! Kemi “bija të sëmura si nëna” por që bëjnë luftë kush do ti marë vendin asaj dhe kush do të marrë pasurinë e madhe që ajo ka!
Bijat Foltore, PL dhe në shumë raste dhe dalja e Bashës janë të sëmura nga mungesa e demokracisë së brendëshme në parti! Ata e refuzojnë demokracinë në themel të ndërtimit të një force politike! Në themel të tyre janë gënjeshtare për gjendjene tyre demokratike. Ato nuk duan të jetojnë një ditë të vetme në zbatim të ligjit dhe rregullit demokratik. E kështu ndërtojnë dhe shtetin e tyre. Ato janë për arsyet e më sipërme të korruptuara!
Ku nuk shkon më. Thjsht duan ti marrin pushtetin trashëgimtarers legjitime të PPSH-së duke i thënë asaj vajzë e diktaturës! Në fakt vetë (Foltore PL) janë vajzat e shthurura ilegjitime të diktaturës dhe PPSH! Nuk do të shkojë shumë dhe partia e Foltores do të vihen përballë njëra tjetrës në rrahje se kush do të marrë pushtetin e PPSH – PSSH!
Militantizmi folklorik i të dyjave dhe protagonizmi sharlatan dhe marrëzisht i animuar i Berishës dhe Metës, nuk ka të bëjë vetëm me kundërshtinë ndaj Ramës! Jo jo – ka të bëjë dhe me kush merr më shumë elektorat dhe fokus politik apo rëndësi mediatike në garë mes tyre. Në garë mes një folkloriki nga veriu si Berisha dhe një tjetri po ashtu nga jugu! Deri tani janë hipoteka politike e ramës! Më vonë do të shohim!