Ardit Gjebrea ka reaguar i pikëlluar për ngjarjen tragjike në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare u godit për vdekje nga një skaf.
“Nuk ka gjumë dot sonte!
Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie!
Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.
Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:
Det pa ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.
Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.
Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!
Ngushëllime familjes Abdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”, shkruan Adrit Gjebrea.
Trishtim!
Nuk ka gjumë dot sonte!
Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie!
Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël….