Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar sot pas tragjedisë që ndodhi dje në Vlorë, ku një vogëlushe 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e goditjes nga një skaf.
Spahiu ka publikuar një foto përmes së cilës pasqyron realitetin e turizmit në Shqipëri, ku në plazh gjen si tufat e qenve, ashtu edhe skafet e anijet poshtë çadrave, apo edhe gomerë e mushka mes shezlloneve.
Postimi i plotë:
Mirmëngjes nga Turizëm-Stani shqiptar:
1- Tufat e qenve mes plazhit,
2- Skafet dhe anijet poshtë çadrave,
3- Biçikletat nën hije,
4- Gomerë dhe mushka mes shezlloneve,
5- Makina parkuar afër byth**s.