Ngjarja e rëndë e Himarës, ku një vogëlushe 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit me skaf nga një punonjës policie i papërgjegjshëm, ka tronditur vendin.
Kjo, duke qenë se në fakt një tragjedi ishte e paralajmëruar, pas disa rasteve të tjera të ndodhura më parë.
Në rrjet kanë nisur thirrjet ndërkohë, për një protestë që do të mbahet të enjten.
Dhe direkt, kanë nxjerrë kokën hienat që duan të përfitojnë nga vdekja, Ilir Meta dhe Sali Berisha, që thonë se e mbështesin këtë protestë.
“Nesër me dt 4 gusht në ora 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti!
Mbështetje të plotë protestës qytetare. Sb”, shkruan Berisha.
Por, para se të dalësh në protestë për Jonadën, mirë bën Sali që të përgjigjesh për Edisonin që kishte moshën e vogëlushes që humbi jetën në Himarë.
E vrave ti Sali, me biznesin korruptiv të djalit tënd në Gërdec.
Vrave dhe shumë të tjerë, duke lënë dhjetëra fëmijë pa prindër.
Ashtu siç le më 21 janar, kur vrave katër prindër të pafajshëm.
Apo siç le me mijëra të tjerë më ’97-n.
Përgjigju njëherë për këta fëmijë, pastaj dil në protestë për Jonadën.
Ndryshe, mirë është të mos dalësh nga pragu i derës.