Shfaqja e tyre e parë publike krah për krah para zyrës së kryeministrit Rama nuk kaloi pa vëmendjen e medies.
Sali Berisha dhe Ilir Meta qëndruan për pak minuta mes protestuesve para kryeministrisë, por Meta u përshëndet me Berishën shpejt dhe u larguar duke dhënë këtë koment:
“Jemi bashkuar me qytetarë dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”.
Ndërkohë Berisha me deputetët e tij demokratë vijoi të qëndrojë edhe pak minuta mes protestuesve por më pas u largua.