Kryehajduti i Shqipërisë e kryespiun i “Partisë së Lirisë”, Ilir Metaj, ka emëruar Brisida Shehajn, në detyrën Koordinatore e luftës kundër korrupsionit, ndoshta ngaqë Brisi është vajza e ish-Shefit të Sigurimit Ibrahim Shehaj, mik i afërt me Ilirin që nga viti 1992.
Me emërimin e saj në këtë detyrë, ka plasur gallata në rrjet, mbasi përveçse “tellallen” e ka emëruar përbindëshi i korrupsionit Ilir Metaj; edhe vetë Brisida Shehaj ka qenë krye-xhambazja e tatimeve, ku në këmbim të ryshfeteve ka zhdukur miliona Euro detyrime fiskale.
Në krahë të kryetarit spiun e kryehajdut, Brisida u betua se do zbulojë dhe denoncojë, çdo aferë korrupsioni e vjedhje që ka bërë kryeministri Rama me ministrat, drejtorët, kryebashkiakët e oligarkët, përveç hajdutërive gjatë mandatit të parë qeverisës PS- LSI, kur në “tepsi” ka qenë spiuni Ilir Metaj.
Në aferat dhe vjedhjet e mandatit të parë qeverisës PS-LSI, është dhe koncesioni i Laboratoreve mjekësore me vlerë 114 milionë Euro, sajuar në fund të vitit 2016, me letra të hartuara nga Shpresa Shehaj (Bello), Drejtoresha e Farmaci- Laboratorëve në Ministrinë e Shëndetësisë.
Drejtoresha Shpresa Shehaj, është gruaja e vëllait të Brisida Shehajt, i cili bashkë me vjehrrën e tij Nafize Bello, punojnë si shefa manaxhimi, kontratash e bilancesh te kompania “Pegasus Shpk” me pronar Janis Karathano, që ka marrë koncesionin e labaratorëve.
Në letra, figurojnë si të punësuar te kjo firmë, por faktikisht, vëllai i Brisidës dhe vjehrra e tij, janë bashkëpronarë të koncesioni i laboratorëve, madje çdo vit marrin pjesën e fitimit, si gjoja shpërblim për “performancë të mirë”.
A do ta denoncojë Brisida e Monikës, vjedhjen 114 milionë Euro, që është bërë me koncesionin e laboratorëve mjekësor, gjatë pushtetit të Edi Ramës e Ilir Metajt?/Pamfleti