Prej 48 orësh Sali Berisha po vesh të njëjtat rroba në publik. Që nga takimi i djeshëm në Vlorë, ai është shfaqur me këmishë të bardhë dhe një jelek akriliku. Edhe pse në temperatura të larta, ai është shfaqur po prap sot me të njëjtën veshje;
Në vizitën që zhvilloi në familjen e Jonada Avdisë paraditë. Dhe së fundmi në protestën e thirrur prej tij dhe Ilir Metës kundër qeverisë duke përdorur vdekjen e vogëlushes (shih fotot lart).
Mirëpo kjo veshje ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në rrjetet sociale të cilët kanë hedhur dyshime se ai po mban antiplumb këto kohë.
Në fakt, deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Kreu i PD dihet publikisht se ka mbajtur antiplumb së paku që në kohën kur ishte kryeministër. Apo në rastin e ‘Çadrës’ që ngriti bashkë me Lulzim Bashën (shih foton më poshtë). Në të gjithë rastet e kanë tradhtuar cepat dhe forma e dukshme.
Pyetja është, pse i është rikthyer antiplumbit tani?