Sali Berisha ia ka dorëzuar sot protestën Altin Goxhaj dhe Ilirjana Kuçanës. Dy personazhe groteske të shoqërisë civile që gjithnjë e më shumë po shfaqen krah Doktorit. Ky i fundit i ka afruar në emër të një PD-je të re, të hapur, ku konkurrohet me meritokraci (?!).
Ndërkohë, Ilir Meta me rikthimin në parti i ndryshoi emrin LSI-së në Parti të Lirisë. Prej asaj dite nuk duken gjëkundi Monika Kryemadhi e Petrit Vasili. Meta prezantoi si sekretar të përgjithshëm Tedi Blushin ndërsa si nënkryetar të tijin diplomatin Agim Nesho. Ndërkohë ka lënë Briseida Shehajn nëpër studio televizive të mbajë gjallë ‘kauzat’.
Sot, në protestën për vdekjen e Jonada Avdisë, Sali Berisha e Ilir Meta kanë shtrënguar sërish duart, të shoqëruan nga enturazhi i ri. Qesharake ose jo, gjykojeni vetë. Por janë po të njëjtët që qeverisnin bashkë kur vranë katër protestues me pushkë. Jo me skaf!
Pasi i vranë, njëri i quante horra agjentë me çadra pistoletë, e tjetri kokëpalarë!