Këtë vlerë financiare e ka marrë gjatë muajit korrik 2022, ndërsa çekun e fundit 540 milionë lekë me TVSH, Ogerta Manastirliu ia ka dhënë më 29 korrik 2022, nëpërmjet 3 tenderëve, duke e shpallur firmën e tij, fituese pa garë e me të dhëna false
Pas 2017-ës, kur Edi Rama e përzuri LSI-në nga qeveria, Petrit Vasili po vazhdon spërdridhet në qëndrimin ndaj ministres Ogerta Manastirliu, duke sulmuar e heshtur çdo 3 muaj, qëndrim të cilin “Pamfleti” e ka denoncuar me prova, si “akrobaci” interesash me tenderët.
Kështu po vepron edhe tani, që në krye të LSI-së me emër “Partia e Lirisë” është rikthyer spiuni Ilir Metaj, i cili ka nisur një fushatë për denoncimin e korrupsionit, në çdo sektor të ekonomisë e shërbimeve publike.
Lufta kundër korrupsionit në shëndetësi, i është ngarkuar Petrit Vasilit, por ky po hesht e bën “gjumë” të thellë, megjithëse janë shtuar vjedhjet me koncesionet e rinj, tenderët në ilaçe, pajisje mjekësore, rikonstruksione objektesh, pavijonesh e materiale “Covid 19”.
Psh., Petrit Vasili po hesht për tenderin 54 milionë Euro me objekt blerje ilaçesh, që ministresha Ogerta Manastirliu ka hapur para 1 muaji dhe po e bën çdo 3 ditë, duke zhvatur nëpërmjet furnizimeve fiktive me ilaçe e materialeve mjekësore të skaduara, që merr nga firmat private
Përse po hesht Petrit Vasili? Mos vallë nuk e di këtë fakt, apo nuk ka prova? Mos nuk e di as kryetari Metaj, se përse “armiku” i korrupsionit Petrit Vasili nuk po i denoncon vjedhjet “dërrçe” e më shumicë që po bën Manastirliu?
Përgjigjen e jep ky fakt: Kompania farmaceutike “Megaphrama Shpk” e Petrit Vasilit, është një ndër 10 klientët e pushtetit, që ministresha Ogerta Manastirliu e ka futur në listën e këtij tenderi, dhe po i jep miliona Euro pa garë, ose me garë fiktive sipas ndarjes që është bërë në mirëkuptim.
Sa për saktësim, në firmën “Megapharma shpk”, deputeti Petrit Vasili ka 60% pronësi, të fshehur pas djalit të dajos, Rasim Hamzaraj, i cili ka 4 dosje penale me vlerë totale 30 milionë Euro, për mashtrim me kontratat e ilaçeve e vaksinave, kur Petrit Vasili ishte Ministër Shëndetësie dhe për 11 milionë Euro gjatë viteve 2018-2021.
Për vjedhjen e radhës, me tenderin e fundit 54 milionë Euro, anti-korrupsionisti Petrit Vasili po hesht e nuk thotë asnjë fjalë, sepse ministresha Ogerta manastirliu i ka futur “valiumin”, duke i dhënë firmës së tij “Megapharma Shpk”, 2.5 milionë Euro për ilaçe gjatë muajit korrik 2022.
Çekun e fundit 540 milionë lekë me TVSH, Ogerta Manastirliu ia ka dhënë më 29 korrik 2022, nëpërmjet 3 tenderëve, duke e shpallur firmën “Megapharma Shpk”, fituese pa garë e me të dhëna false.
Sipas informacionit, firma e Petrit Vasilit është në listën klienteliste të tenderit të ilaçeve, për të marrë dhe pjesën tjetër prej 2 milionë Euro, që i ka premtuar Ogerta Manastirliu, natyrisht me pëlqimin e Edi Ramës.