Faktet e publikuara mbi pasurinë e pajustifikuar të drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi, dhënia e parave me fajde, transaksionet e dyshimta, blerja e apartamenteve e vilave me vlera marramendëse vazhdojnë ende të qëndrojnë në vesh të shurdhët.
Por përballë heshtjes se atyre që kanë detyrimin ligjor për të reaguar, vijojnë të zbulohen të tjera skandale që implikojnë drejtpërdrejt kreun e tatimeve, Ceno Klosi.
Nepotizmi ne zyrat e tatimeve është i pastër. Personat e emëruar ne poste të rëndësishme janë në konflikt të pastër interesi dhe dëmtojnë rëndë seriozitetin dhe efikasitetin e institucionit te drejtuar nga Ceno Klosi.
Mikel Lesaj, i emëruar këshilltar i Ceno Klosit ne 28 janar 2022, rezulton te jete ortak ne biznes me vëllain e kreut te tatimeve, Genti Klosi. Behet fjale për një bar restorant ne kodrat e liqenit artificial, i cili sipas dokumenteve te qendrës kombëtare te biznesit ishte ne pronësi të ortakeve Mikel Lesaj dhe Genti Klosi, deri në momentin e emërimit si këshilltar i Ceno Klosit.
Dy muaj pasi mori detyrën ne drejtorin e Tatimeve, Mikel Lesaj u kujdes te fshinte gjurmët dhe aksionet e tij ne biznes ja dhuroi Genti Klosit. Por dhurimi duket se shërben vetëm për letra, pasi ne rrjetet sociale Lesaj vijon të mbështesë e të reklamoje restorantin qe i dhuroi vëllait të shefit të tij.
Ka prova te tjera që vërtetojnë nepotizmin ne institucionin e drejtuar nga Ceno Klosi, te cilat do ti publikojme ne ditët në vijim. Taksat e tatimet e qytetareve shqiptare janë në dorën e një njeriu pa integritet i cili është pasuruar në mënyrë te dyshimte dhe po shfrytëzon çdo mjet për tu pasuruar edhe më tepër me postin që i ka dhënë kryeministri Rama.