Vrasja e tmerrshme e 41-vjeçares shqiptare Serina Hysaj nga bashkëshorti i saj Vladimir Beqiraj mbrëmjen e 31 korrikut në Zakinthos të Greqisë mund të ishte shmangur.
Dhoma e Avokatëve të Zakinthosit akuzon policinë e qytetit se ka njoftuar vrasësin për denoncim për dhunë nga bashkëshortja e tij. Hetimet provuan se Serina është dhunuar në banesën e familjes në orën 20:00 nga bashkëshorti Vladimir Beqiraj. 41-vjeçarja mundi të shpëtojë sulmit të burrit të saj dhe ka shkuar në polici duke e paditur për herë të dytë për dhunë.
Në këtë kohë, policia e Zakinthosit raportohet se telefonoi Beqirajn për padinë e ngritur nga gruaja e tij me qëllim arrestimi. Kjo gjë e ka tërbuar 51-vjeçarin. Për fat të keq, viktima u kthye në katin e parë të banesës dhe në orën 22:30, Vladimiri ka hyrë duke e masakruar me thikë.
Dhoma e Avokatisë së Zakinthosit hartoi raportin me disa pyetje për policinë se nëse gruaja do t’i nënshtrohej kontrollit mjeko-ligjor në spital për të plotësuar me shkrim padinë për dhunë. Ky proces zgjat disa orë dhe Serina nëse do të shoqërohej nga policia sipas procedurës, ndoshta sot të ishte gjallë.
Po ashtu, Beqiraj ishte në shërbim prove nga policia dhe duhej t’i qëndronte 100 m larg gruas së tij. Në këtë mënyrë, e gjithë ngjarja rezulton me përgjegjësi të rëndë dhe për policinë e Zakinthosit.
Ndërkohë, trupi i 41-vjeçares Eleonora, e cila ra e vdekur në duart e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, do të transportohet në Shqipëri. Varrimi i saj është caktuar për të ditën e sotme me familjen dhe miqtë që vajtojnë humbjen e saj. Para dy ditësh, djali i madh i familjes akuzoi babain e tij se shpërdoronte paratë e fituar nga gruaja e tij, e cila kryente dy punë. Ai tha se ndjen veten fajtor që nuk mundi ta shpëtojë nënën e tij të ndjerë.