Të gjithë personat, grupet, bizneset dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, që minojnë demokracinë, përfshihen direkt ose indirekt në korrupsion, apo dëmtojnë paqen e stabilitetin e rajonit do t’u bllokohen pasuritë dhe interesat pasurore që kanë ose që mund të kenë në të ardhmen në vendet që janë shpallur “non grata”.
Pra ish-kryeministri Sali Berisha pas goditjes që mori nga SHBA-Britani, si edhe pritet të shpallet “Non Grata” edhe nga Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, në sanksionet e reja pas “Non Gratës” përfshijnë bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare. Të pesë shtetet do të nisin “gjuetinë” për pasuritë e Berishës në vendin e tyre.
Pra të gjitha pronat dhe interesat në pronë të të sanksionuarve që ndodhen në SHBA, Britani, Kanada, Australi si edhe Zelandën e Re, do të bllokohen. Gjithashtu bëhet me dije se “Non Gratat”, në fazën e dytë me bllokimin e pasurive, nuk mund të bëjnë transaksione financiare me asnjë sistem ndërkombëtar financiar, ku përfshihen bankat dhe agjencitë e transfertave.
Gjithashtu, të gjitha transaksionet e kryera nga qytetarët e SHBA-së, ose brenda Shteteve të Bashkuara (ose në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara) si edhe në shtet e tjera që kanë zbatuar të njëjtat sanksione si amerikanët që përfshijnë çdo pronë ose të drejtë pronësie të personave të listuar ose të sanksionuar ndryshe janë përgjithësisht të ndaluara, përveç rastit kur institucionet përkatëse kanë lëshuar një leje ose përjashtim të përgjithshëm ose specifik.
Ndalimet zbatohen për kontributin ose dhënien e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose fondi, mallrash ose shërbimesh nga një person i tillë.
Ja sesi do të bllokohen pasuritë
Qeveria e SHBA-së dhe Britanisë ka shpallur zyrtarë të lartë në Shqipëri “Non Grata” në Shqipëri për korrupsion të rëndësishëm, përfshirë në këtë situatë rastin e Sali Berishës. Bazuar edhe në urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Biden për korrupsionin, mesa duket goditjet e fundit paralajmërojnë se kanë nisur procedurat për të identifikuar në mënyrë të qartë burimet ekonomike, por edhe mediatike që kanë mbështetur politikanët e shpallur “Non Grata”.
Pra, SHBA dhe Britania do të vijojnë luftën ndaj korrupsionit, duke mos u ndalur vetëm tek “Non Grata”, pasi janë duke krijuar nisma të reja. Në platformën kundër korrupsionit thuhet se Departamenti i Thesarit ka krijuar një ekip, i cili do të zhvillojë dhe mbështesë më tej nismat aktuale kundër korrupsionit si dhe do të trajtojë ndikimin e tij. Sipas dokumentit, ky ekip do të punojë më të gjithë elementët e Departamentit të Thesarit duke përfshirë krimet financiare, sanksionet ekonomike, transparenca financiare dhe financat ndërkombëtare.
“Departamentet dhe agjencitë do të mbështesin ekipet ndërsektoriale të krijuara për të luftuar korrupsionin dhe do të fillojë nisma të reja. Departamenti i Thesarit ka krijuar një ekip kundër korrupsionit për të zhvilluar dhe mbështetur zbatimin e nismave aktuale dhe të reja për të trajtuar korrupsionin dhe ndikim e tij.
Ky ekip punon me të gjithë elementët e Departamentit të Thesarit, përfshirë krimet financiare dhe inteligjencën financiare, sanksionet ekonomike, politika e transparencës financiare, hetimet penale tatimore, politika tatimore dhe financat ndërkombëtare”, thuhet në platformë. Lëvizjet e fundit do të fundosin përfundimisht Sali Berishën, por ai nuk është i vetmi i rrezikuar pasi këto vende kanë paralajmëruar se “lista e zezë” do të shtohet./Sot