Ky ne foto eshte skafi i Samir Manes… me veti te veçanta qe e ka te mundur te dal nga deti dhe te parkohet ne breg… pra kercenues ne uje edhe ne toke.
Ky qe po largohet prej skafit me gjasa me duket si Blendi Fevziu, gazetari qe u pikellua per ngjarjen e trishte te Himares dhe na beri dhe ne fajtore, edhe pse ne, pjesa me e madhe prej nesh, ndryshe nga ai… maksimumi lahemi me komardare ne det.
Sjellja e tyre eshte njesoj sikur te marre une nje kamion tani, te thyej traun e kompleksit luksoz dhe ta parkoj mjetin tek kuzhina e viles se Blendit dhe tek dhoma e gjumit e viles se Manes, duke zgjedhur si korsi korridorin e dhomave te gjumit te femijeve te tyre.
Ndodh ore edhe ne Amerike te kete individ te modelit: “beni si them une por mos beni si bej une,” por nese nje amerikan do shihte nje pamje te tille me shume gjasa, pronarin e skafit, pronarin e televizionit dhe gazetarin qe e kane kthyer bregun ne port, do t’i kishin tredhur dhe celesat do ia kishin hedhur ne det!
Kjo eshte diferenca midis Amerikes dhe Shqiperise se ketyre patetikeve qe e mbajne veten gazetare… ketu se kam vetem per Blendin, e kam dhe nje forme autokritike per veten 😉
Por ama dhe amerikanet duhet ta dine, se asnje polic nuk shkel dot ne ate zone… asnje kryeminister, qofte ky qe kemi e qofte ata qe do te vijne… nuk flasin dot. Ky eshte modeli amerikan sipas gazetareve puthadore! Une te kisha qene ambasador i SHBA ne Tirane, do t’i kisha ndaluar keta monstra te baltosin vendin tim, shkruan gazetari Anri Bala
Por cinik dhe i pavërtetë është ragimi i Faqeziut:
“Disa prej miqve të mi në rrjete sociale po më nisin këtë foto. I falenderoj dhe po bëj një shpjegim të shkurtër dhe një autokritikë. Në datën 18 dhe 19 Korrik emisioni Opinion ka realizuar një emision nga deti për gjiret dhe strukturat më të bukura ose me të vecanta turistike të jugut të Shqipërisë.
Kemi ndaluar në Palasë, Himarë, Borsh, Kakome, Kep Merli, Ksamil dhe Ishulli Tonga. Në fund të gushtit do merremi me plazhet e veriut. Të dy emisionet do shfaqen në shtator. Prej këtij udhëtimi kam bërë me dhjetëra postime. Në foto, në Gjirin e Krorëzës, dukem unë, një nga kameramanët dhe gazetarja e emisionit opinion. Regjisori dhe kameramani tjetër po na xhirojnë.
Kemi përdorur të njëjtin mjet që kemi perdorur edhe vjet e parvjet. Sepse është një mjet që mundëson zbritjen e kameramanit më lehtë. Cdo dalje ka qenë e rakorduar me pikat ku do xhironim. Po nis edhe ca foto nga keto 2 ditë. Në Gjipe e Bunec nuk dolëm dot sepse s’kishte mundësi. Sic e kam thënë edhe në TV, ky udhëtim më ndihmoi të shoh cfarë ndodh në det. Ky ishte shpjegimi.
Tani për të gjithë ata që janë të irrituar që kam bërë kritika për gjendjen e deteve. Që kam bërë kritika për banditëet që shkelin cdo ligj. Për fëmijët e pasanikëve (ata problematikë se kam shumë prej tyre model) që shkelin ligjin. Që e ndjeva thellë humbjen e një jete. Që promovoj turizmin në jug e në veri, atyre skam c’ju bëj. Nuk i ndihmoj dot.”, shkruan ai. /Ekskluzive.al