Për kryetarin e Nismës Thurje, Endrit Shabani, kryeministri Edi Rama është burimi i problemeve në vend, duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-efektivi. Arjan Tase
Ndaj, për këtë arsye, Shabani thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi ka përdorur edhe efektivë të policisë për të mbajtur pushtetin, që sipas tij është i korrptuar.
“Këtu dorëheqjen duhet ta japë Edi Rama, sepse ai është burimi i problemeve. Nëse Edi Rama nuk do ishte i korruptuar, nuk do i përdorte këta njerëz për të ardhur në pushtet, ai do ishte njeriu i parë i interesuar për t’i shkarkuar këta.
Mbetet vetëm në nivele të ulëta sepse në nivele më të larta kanë të tjera marrëdhënie me njëri-tjetrin. E dyta, pse nuk ndodh kjo? Sepse është një shtet i korruptuar. Inspektorët nuk bëhen inspektorë për t’i shërbyer shtetit, bëhen inspektorë për të bërë para për vete”. u shpreh Shabani.