SPAK hap 4 dosje për Ilir Metën, Petrit Vasili rrezikon të arrestohet i pari, firmosi lobimin me para të pista
SPAK ka hapur 4 dosje paralele penale për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për pastrim të parave të korrupsionit, korrupsion masiv, fsheje pasurie, mashtrim, shpërdorim detyre etj.
Ironia qëndron në faktin se i pari që rrezikon të merret i pandehur nga SPAK dhe të arrestohet, është pikërisht Petrit Vasili, njeriu që kritikon, shan dhe i bën çdo ditë thirrje SPAK që të arrestojë kundërshtarët politikë të partisë së Metës.
Po pse Vasili rrezikon të arrestohet?
Prapaskena mëson se Meta dhe Kryemadhi, duke e ditur se një ditë do t’u ngushtohet laku i drejtësisë, kanë caktuar Vasilin për të firmosur për lobimin me 1.2 milionë euro në SHBA, me para të pista.
Sipas dosjes kryesore në SPAK, Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
Këto shpenzime nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në deklarata pasurie, pasi burimi i parave dyshohet se është i paligjshëm.