Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë një fund të llahtarshëm. Në një intervistë këtë fundjavë që shkoi në një media shqiptare, spiuni Meta theksoi se Rama ka qenë spiun gjatë gjithë jetës së tij.
Kreu i PL-së tha se Rama edhe kur ka qenë basketbollist nuk bënte kosha por vetëm faulle dhe se ia dalë të ecë falë spiunimeve që ka bërë. Sipas Metës, Rama do të bjerë vetë në gropën që po përpiqet tu bëjë të tjerëve.
“Nuk ka më asnjë vlerë se ç’do riverifikojë Edi Rama. Edi Ramën e dinë të gjithë që ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist. Edhe falë spiunllëqeve që bënte e fusnin me Kombëtaren, sepse ai kosh nuk dinte të bënte, vetëm faulla, dilte me 5 personale,
Edi Rama dihet djali i kujt ka qenë, dihet çfarë race të pështirë përfaqëson. Edi Rama përfaqëson më të pështirën e asaj race, e cila në vend të kërkonte ndjesë e reflektim, sot përdor format më të ndyra të ish-Sigurimit të Shtetit, përdor njerëz nga më të rëndomtët dhe ordinerët, qoftë si ish-sigurimsa apo ish-bashkëpunëtorë, për qëllime përfitimi politik.
Nuk ka për të përfituar asnjë gjë. Në atë gropë që ai përpiqet t’u ngrejë të tjerëve, të jetë i sigurt që do t’i kthehet në humnerë me fund të llahtarshëm për të, siç kanë qenë të llahtarshme vuajtjet e Havzi Nelës dhe atyre që kanë vuajtur nga ai regjim i etërve të tij”, deklaroi Meta.