Nga Klodian Tomorri
Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare nje fisniku gjerman me Nastradinin e popujve te Veriut, Til Ulenshpigelin. Pasi kishte mashtruar me qindra njerez neper Saksoni, Ulenshpigeli ishte shperngulur ne Hessen, ku nuk ja njihnin ende bemat, duke u shtirur si nje piktor me fame boterore. Fjala i vajti ne vesh edhe Kontit te Hessenit, i cili u be kurioz.
I mahnitur nga lavdet qe Ulenshpigeli i thurte vetes, Konti i ofroi te pikturonte te paret e tij ne muret e Keshtjelles se madhe qe kishte. Ulenshpigeli pranoi, por me dy kushte: 200 monedha ari parapagim dhe per kater muaj ne Keshtjelle nuk do shkelte asnje njeri tjeter, vetem ai me dy ndihmesit.
Per kater muaj, Til Ulenshpigeli hengri dhe piu ne kurrizin e Kontit pa bere asnje pune. Kur erdhi koha, qe Konti te shihte pikturat, Nastradini shpiku nje nga ato marifetet e tij.
“Perpara se te hysh ne Keshtjelle dhe te shohesh pikturat- i tha Kontit- duhet te dish dicka. Ata qe jane budallenj dhe bastarde nga lindje jo legjitime, nuk mund t’i shohin dot pikturat.”
Konti u kenaq edhe me shume nga kjo, pasi keshtu do te kishte mundesi te zbulonte se kush nga fisniket e Hessenit vinin nga lindje te jashteligjshme apo ishin budallenj. Hyri Konti ne Keshtjelle dhe Ulenshpigeli po i tregonte punen e tij. “Ja madheri. Ky ketu eshte stergjyshi juaj me kalin e tij, ketu eshte gjyshi juaj kalores ne beteje e keshtu me radhe”
Konti nuk shihte asgje se aty nuk kishte asnje pikture. Mirepo kishte frike te thonte qe nuk i shihte pikturat se do ta merrnin ose per budalla ose si bastard, qe nuk e meritonte titullin e fisnikut. Ulenshpigeli mori parate dhe iku, nderkohe qe te gjithe fisniket qe vizitonin Keshtjellen benin gare kush te levdonte me shume pikturat, qe nuk ekzistonin, nga frika se mos i merrnin per budallenj.
Kryeministri yne piktor eshte ne te njejtin hall si piktori Nastradin. Pasi ka ngrene per 9 vjet ne kurrizin e popullit, ai duhet te tregoje pikturat e tij. Ata qe nuk i shohin jane ose kafshe politiko- mediatike ose hiena qe presin vec fatkeqesi per te ushqyer zjarrin e luftes politike.
Fjala vjen, sezoni turistik i ketij viti ishte me i rregullti, me shembullori dhe me i sigurti. Madje jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Ballkanin. Kush nuk mendon keshtu, ose me keq akoma kush shqetesohet per pasigurine ne plazhe eshte ose budalla ose kafshe.
Korrupsioni eshte ulur dhe nuk ekziston me. Kush shikon vjedhje ne punet e qeverise eshte ose qorr ose non grata.
Ekonomia eshte sot me e fuqishmja nder te gjitha vendet fqinje. Kush flet per varferi eshte ose tradhetor i blere nga armiqte ose tutkun.
Por piktura simbol e Nastradinit tone, kryevepra dhe krenaria e punes se tij jane inceneratoret. Ashtu si pikturat e Ulenshpigelit, inceneratoret nuk ekzistojne. Por kushdo qe nuk i sheh ata eshte i marre, i verber, idiot dhe me shume se kaq.
Pra kushdo qe nuk sheh perparimin e madh te Shqiperise ne cdo fushe e cdo drejtim eshte nje budalla ose i padenje ne rastin me te mire. Ne rastin me te keq nje cakall qe ushqehet me vrasje.
Nese Fan Noli do te ishte sot mes nesh, me shume gjase ate bejten e famshme qe i pat thurur Ahmet Zogut nje shekull me pare do ta kishte bere pak me ndryshe.
Rrofte Edi Rama, rrofte
Shakaxhiu i perparimit
Brez pas brezi u kujtofte
Si sternip i Nastradinit
Dhe keto jane gjera normale. Ndodhin kudo ne bote.