Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët.
I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare.
“Sheppnews.com.au” shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë, përcjell albinfo.ch.
Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare.
Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare. Elmazi dikur emigroi në Australi, derisa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë.
https://www.facebook.com/WINNewsShepparton/videos/1998617596846707/?t=0