ryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbledhur sot strukturat e kësaj force politike në Tiranë. Ai sulmoi Ramën duke thënë se ky i fundit bën namin për të marrë rryshfete dhe më pas bën hatanë kur shkel ligjin.
Meta: Ai nuk ndihmon dikë që respekton ligjin. Ka qef të mbajë peng dikë, e ka kënaqësi, të trashëguar nga paraardhësit e tij. Bën namin për të marrë një rryfshfet dhe bën hatanë pastaj kur shkel ligjin. Ka alergji të paparë nga gjelbërimi, shikini çfarë i ka bërë Tiranës dhe Durrësit. E ka kthyer Tiranën në një kurth betoni që përvëlohet në verë dhe në dimër populli të plevitoset.
Nuk është ekzagjerim, por e vërtetë sepse vret njerëzit. Ku mund të luajnë fëmijët në këtë mjedis betoni, apo të shëtisin të moshuarit. I vrau jetën dhe shëndetin Tiranës ndërsa vetë iku në Surrel sepse për mushkëritë e veta kujdeset por për mushkëritë e qytetarëve është një xhelat i vërtetë. E nisi me vjedhjet nëpër fasadat e ministrive dhe e vazhdoi me vjedhjet e inceneratorëe.
Nuk dua të flas më shumë për gjithë trajektoren e këtij kryehajduti profesionist si mashtrues, të pangopur por njëmijë përqind i lexuar tashmë nga çdo qytetar dhe socialist i ndershëm të cilët i ka marrë peng.
Unë vetë si president ngaqë më duhej të lëvizja me eskortë, zgjidhja ose mëngjesin ose darkën vonë se e dija çfarë trafiku është dhe njerëzit do shqetësoheshin kur të shihnin makina policie eskorte dhe të tilla. Ju e dini se çdo thotë asgjësim i Tiranës, goditje e simboleve të qytetit.
Ju e dini se transporti urban është një katastrofë pjesa më e madhe e autobuzëve janë pa kondicionerë. Edhe te presidenca, tre vjet luftë dhe triumfuan pallatet. E morët vesh, një ditë para se të ikja unë, u bë lajmi se do kujdeseshin për pallatin e Brigadave. Kjo do të thotë se do i fusin thikën edhe gjelbërimit atje, të vetmes hapësirë që ka mbetur atje.