Shuaip Beqiri është kryetar i Bashkisë së Sarandës prej më shumë se 20 vitesh. Beqiri e ka kthyer këtë bashki si “dyqan” të familjes. Zhaneta Beqiri është bashkëshortja e Shuaipit, ky i fundit ka lidhje me qarqe të Tiranës.
Zhaneta Beqiri ka qenë një mësuese e zakonshme dhe anonime në Konispol, por me ndërhyrjen e burrit të saj Shuaipit, Zhani u emërua drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, në vitin 2015, duke u kthyer në një nga bollat më famëkeqe të korrupsionit dhe pazareve. Për shkak të aktivitetit të saj korruptiv nën hijen e Bashkisë së Tiranës, ka marrë edhe nofkën Zhani i Konispolit.
Njazi Prençi, dhëndër tek Gjicët në Vushtrri të Kukësit, është një biznesmen ndërtimi, mishi, specash, djathi etj. Njazi Prençi është një nga hajdutët më epikë të fondeve publike në Shqipëri, me tre kompani, “Regli shpk” në emrin e tij, “M.C. CATERING” në emër të të birit Gentjan Prençi dhe “Eglenti shpk” në emrin e së bijës Eglantina Prençi.
Njazi Prençi është dënuar për korrupsion me tendera dhe korrupsion të zyrtarëve publikë. Si rrjedhojë, Njaziu është subjek i ligjit anti-mafia, i cili me ndryshimet në vitin 2014, parashikon sekuestrimin e pasurive të personave të dënuar për korrupsion, nëse nuk i justifikojnë pasuritë.
Çfarë i lidh Njazi Prençin me çiftin Shuaip Beqiri dhe Zhanin e Konispolit?! Që të tre vjedhin paratë publike me tendera. Dhe jo vjedhje dosido, por miliona euro.
Në lojë është edhe bashkëshortja e Njazi Prençit, e cila mban llogaritë dhe kopsit pazaret. Të dy çiftet kanë krijuar miqësi dhe lidhje të besueshme, duke nxjerrë jashtë loje prej kohësh sekserët.
Paratë publike ndahen gjatë takimeve të tyre nëpër vila dhe apartamente të fshehura, në Tiranë ose në bregdet. Fillimisht, Njaziu ka krijuar një lidhje korruptive me Shuaipin. Ky i fundit i ka dhënë disa tendera kompanisë “Regli” të Njaziut në Konispol, me vlerë miliona euro, me paracaktim, me pazar në tavolinë dhe me ofertë fituese sa fondi limit.
Mes tyre besohet se është ndarë rreth 50% të fondit të çdo tenderi, duke marrë parasysh faktin se Njazi Prençi mashtron edhe me zbatimin e kontratave. Madje, për këtë arsye u dënua në vitin 2018.
Më pas në lojë kanë hyrë edhe gratë dhe korrupsioni është shtrirë deri në Tiranë. Zhaneta Beqiri u ka dhënë dhjetra tendera me vlerë miliona euro tre kompanive të Njazi Prençit, për blerje ushqime të skaduara për çerdhet dhe kopshtet, fruta, perime, bulmet, etj.
Letrat i ka bërë Remzie Meta, e cila ka marrë ndonjë bakshish. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar korrupsioni që po vepron aktualisht. SPAK, me një hetim të thjeshtë, mund të godasë një nga skemat e korrupsionit më vulgare dhe të paskrupullta në Shqipëri.
Në foto kryebashkiaku Shuaip Beqiri dhe bashkëshortja e tij Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë Tiranë Zhaneta Beqiri
Në foto biznesmeni kontrovers dhe histori të errëta Njazi Prençi dhe familja