“Legen, rrugaç ordiner, halabak…”, kanë qenë këto disa nga fjalët fyese që u përdorën nga deputeti i PS, Fidel Ylli drejtuar kolegut të tij demokrat, Luçiano Boçi në Komisionin e Medias.
Shkak për tensionimin e mbledhjes janë bërë debatet pas dëshmisë së gazetarit Bledi Kasmi, lidhur plagosjen e tij në ditën e protestës së opozitës më 26 maj.
Sipas Yllit, deputeti i PD i ka ndërprerë fjalën, ndaj ka shpërthyer me fjalë fyese ndaj tij. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i ka kërkuar deputetit të PS të mos fyejë deputetët, por të flasë me argumente.