Në Ukrainë ka një luftë paralele me atë që po zhvillohet në fushën e betejës dhe që si ajo me armë në dorë, është veçanërisht rraskapitëse. Përplasja mes Moskës dhe Kievit është konsumuar edhe në rrafshin energjetik me krizën e gazit që është shkaktuar pas vendosjes së sanksioneve ndaj pushtuesit.
Megjithatë, jo vetëm gazi dhe nafta. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gjithashtu i shqetësuar për kontrollin nga rusët e shumicës së burimeve minerale të vendit. Dy të tretat e depozitave minerale, të cilat ndodhen në jug dhe në lindje të vendit janë në fakt nën kontrollin rus. Këtë e denoncoi kompania kanadeze që merret me analizën e riskut Sec Dev.
Kompania ngre alarmin: ‘gati 13 trilionë dollarë depozita energjie, metalet dhe mineralet e Ukrainës janë tani nën kontrollin rus’. Strategjia e Rusisë është e qartë: ta fitojmë luftën jo në nivel lufte, duke pasur parasysh rezistencën e fortë dhe të palodhur të ushtrisë ukrainase, por në nivelin e energjisë. Moska, pra, synon të asgjësojë ekonomikisht Kievin, në mënyrë që të ndalojë çdo ambicie për rezistencë.
Okupimi rus i territorit ukrainas ka implikime të drejtpërdrejta për sigurinë energjetike perëndimore,” tha Robert Muggah. Një rrugëdalje e mundshme? Situata është kritike, por jo çdo e keqe vjen në dëm. Në të ardhmen, Ukraina mund të dalë nga këneta në të cilën e ka futur Moska duke përshpejtuar procesin e modernizimit të rrjetit të saj energjetik dhe duke forcuar sektorin e energjisë së rinovueshme.
Vështirë për t’u arritur në këtë kohë kur gati gjysma e impianteve të saj të energjisë së rinovueshme, duke përfshirë 89% të parqeve të saj me erë, ndodhen në territore të pushtuara ose zona konflikti.