Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Elbasan pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku është qëlluar me armë një person teksa hipte në makinë, duke mbetur i vdekur në vend.
Viktima është identifikuar si Madrit Ulqinaku. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes
Njoftimi i policisë
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes