Nëse keni ndërmend të ktheheni nga pushimet nga Greqia apo jugu duhet të mendoheni mirë, për kohën që duhet të zgjidhni për udhëtim, sepse do i,u kushtoi shtrenjtë. Do jeni të gëzuar nës e do arrini për aq orë sa do të arrinit në Athinë.
Ky masakrim dhe kjp sakrificë për një arsye fare të thjeshtë: Çuçi i ka mbushur rrugët me pika kontrrolli apo siç deklaronin drejtuesit e këtyre pikave…postblloqe të miratuara.
Menjëherë sapo zbret Kakavijën të shfaqet postblloku i parë, futur në sheshin e një karburanti, duke pritur keqbërsit të bien në rrjetën e tij dhe kështu me radhë… në hyrje të Tepelenës, në dalje të Memaliajt dhe Postblloku më i famshëm, ai në Krahas të Tepelenës.
Mbasi je shkundur dhe kontrolluar, masakruar dhe vonuar nga grumbulli kaotik policor, me emrin postbllok i miratuar qytetar kini kujdes, sepse mund të pësoni një tragjedi në rrugën Memaliaj -Levan:
Nga rruga shkëputet një civil me një tabelë polici rrugor, nga ato që mund të pikrturo çdo amator, pa ndriçim fosforishent, i cili urdhëron të ndalosh para tij, gjë që është e pamundur, madje tejet e rrezikshme për jetën e policit të papërgjegjshëm, po kështu një rrezik edhe për jetën e udhëtarëve në makinë, nga frenimi i menjëhershëm në një rrugë nacional gjysëm autostradë.
Asnjë shenja apo sinjalistik paralajmërues, duke shkelur rregullat më elementare të vendosjes se një pike kontrolli në rrugë dhe duke rrezikuar jetën e qytetarë, por edhe të punonjësve të policisë.
Këto masa nuk luftojnë krimin por e inkurajojnë krimin duke e zhvlersuar dhe degraduar rolin e uniformav e blu në mbrojtje të rendit dhe sigurisë
Ministri Çuçi dhe ushtarët e tij në drejtim, shumica të ardhur nga sistemi i diktaturës, duhet të kuptojnë se krimi nuk luftohet duke u fshehur pas ferrave me uniforma e pa uniforma, si një grup bashibozukësh, menyrë kjo që shërben vetëm për të terrorizuar qytetarët. Ndërsa bota e krimit e cila informohet çdo sekond me mjete shumë herë me moderne se policia, nuk ka asnjë rrezik nga këto veprime kllouneske policore.
Kontrolleve qesharak me postblloqe si ato të vitit 97-në, si ai në Krahas të Tepelenës, i’u ka ikur koha.
Varianti fyese i policisë së mbetur rrugëve se gjoja po punojnë është një mesazh i zymtë për qytetarët..policia e Çucit është kudo, përveç aty ku mund të shmanget apo zbulohet një krim! /Ekskluzive.al