Gazetari dhe analisti i njohur, Frrok Çupi, ka paralajmëruar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ai ka nxjerr edhe emrat e dy dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë në gjyq.
“Stina e dytë e turbullirës: Iu vjen ndërmend sa herë janë larguar e afruar Saliu me Ilirin? Sa herë nuk shikonin qartë, aq herë largoheshin. Para syve të Ilirit dilnin figura të vdekurish, edhe Almir Rrapo i bëhej si Dritan Prifti. Iliri turbullohet para veprave të sekretarit të tij Rrapo, që në fakt janë vepra të përbashkëta. Ai u akuzua nga gjyqi federal për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë, etj. Këto krime janë ngjizur sa kohë Rrapo ndodhej në zyrën e Metës.
Tani Rrapo, i gjallë e në Amerikë, ka folur dhe do të vijë të dëshmojë në gjyq. Edhe Kastriot Ismaili, dëshmitar kyç i CEZ, po lirohet nga burgu e vjen për dëshmi. Meta ka frikën e një ekstradimi drejt Amerikës për krime të përfolura si trafik ndërkombëtar droge, trafik qeniesh njerëzore dhe korrupsion ku implikohen zyrat e shtetit amerikan. Këmisha me vija të trasha ka lidhje me ankthin e pritjes. Berisha i është larguar pak sa për këtë stinë”, tha ai.
Çupi: Iliri e ndjeu sikur po vinin helikopterët amerikanë
Ndër të tjera, analisti tha se Meta mund të ekstradohet në SHBA. Ai deklaroi se të dy bashkë, Meta dhe Berisha akuzojnë Amerikën për fatin e tyre të keq.“Iliri e ndjeu para dy vjetësh, gjatë një vizite në Pogradec. Aty, mes fshatarëve të mahnitur para tij, kapi një zhurmë sikur ‘po vinin helikopterët amerikan’. Iu bë sikur ishte presidenti i vrarë Salvador Allende. Që atë ditë Amerika i kishte vënë vizën.
Si të mos e marrësh si sinjal sot këmishën me vija të trasha blu e gri?! Të njëjtën histeri kapën antenat e Saliut kur thërriti para botës: ‘Jam Sali Berisha unë, ore budallenj!’. Ka qenë dita, nën gju, mori vesh se po hapej çështja ‘Gërdeci’ dhe se ’21 Janari kishte prova të reja’.
Tani plagët dhe reumatizmat i ndjen Tritani. Meta ka nisur të flasë për disa vende në Amerikën Jugore, që nga Paraguaji, ku kanë sunduar e sundojnë diktaturat dhe ku Amerika ‘nuk ka ç’u bën diktatorëve’. Të dy bashkë, Metë e Berishë, akuzojnë Amerikën për fatin e tyre të keq”, tha ai. Analisti u shpreh se lufta në Ukrainë ua nxori rrënjët të dyve. Silas tij, nxori në shesh tradhtinë e Saliut ndaj shqiptarëve dhe ndaj strategjisë perëndimore kur ushqeu me armë e me naftë Millosheviçin.
“Stina e Ukrainës ua nxori rrënjët të dyve: Nxori në shesh tradhtinë e Saliut ndaj shqiptarëve dhe ndaj strategjisë perëndimore kur ushqeu me armë e me naftë Millosheviçin. Kjo do të shtohet në themelet e akuzës penale ndaj Berishës. Sepse tani, aq më tepër, njerëzit drithërohen: ‘po sikur t’i hapen rrugët Putinit si atëherë Milloshit, vallë ku shkon bota?’.
Njësoj është. Në Ballkan po lëvizin hijet e influencave ruse. Me sa duket Iliri e Saliu janë mbështetje për Moskën, kundër Amerikës. Nëse do të kapen provat, do të përfshihen në dosjen për ‘këmishët me vija të trasha’. Gruri i Ukrainës, për Ilirin, risolli para syve një skandal të tij kur ishte kryeministër. Prej kohësh shkruhet e sillen argumente se Meta është implikuar në abuzimin me 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaji ndihma nga jashtë. Si sot guri nga Ukraina. Ndihmat u dhanë kur Shqipëria kishte uri, por Meta nuk desh t’ia dinte, ca grurë ndodhet në themelet e vilës”, tha ai.